Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (2024)

Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë

  • Report this post

Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin perëndimor, të njohur për autorët klasikë; pastaj të njëjtët ilirë u rikthyen në vëmendjen e Rilindjes europiane dhe të Kohës së re, që pa u formuluar hipoteza indoeuropiane. I përmend edhe Leibniz-i në letrat e veta të njohura, si paraardhës të mundshëm të shqiptarëve, por duke i dalluar “ilirët e lashtë” nga “ilirët” e kohës së vet, që atëbotë identifikoheshin me sllavët e jugut.[1] Më pas ilirëve (të lashtë) iu bë gradualisht vend në familjen indoeuropiane, krahas trakëve dhe popujve të tjerë jogrekë të gadishullit.https://lnkd.in/g_m-fV5K

Like Comment

To view or add a comment, sign in

More Relevant Posts

  • Akademia e Shkencave e Shqipërisë

    Akademia e Shkencave e Shqipërisë

    • Report this post

    Ndahet nga jeta akad. Rexhep Ferri, piktor, profesor e shkrimtar, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës - Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi - telegram ngushëllimi Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës - I nderuar akad. Kraja, të nderuar kolegë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,Njoftimi për ndarjen nga jeta të piktorit të njohur, akademikut Rexhep Ferri, solli dhimbje e hidhërim të thellë në Akademinë tonë.Me ndarjen nga jeta të tij familja humbi njeriun e saj të dashur, ASHAK anëtarin e denjë të saj, ASHSH kolegun e vet të nderuar, Vlora qytetarin e saj të nderit dhe kultura shqiptare një personalitet të spikatur. Jeta e tij, e mbushur me aktivitet artistik, kulturor e botues, e vendosi personalitetin e tij në bashkësinë e nderuar të akademikëve të Kosovës, midis personaliteteve më të shquar të kulturës shqiptare. Me ekspozitat e shumta dhe botimet e tij ai ka përçuar modelin e artit e vet kudo ku ndodhen sot shqiptarët dhe në mjedise ndërkombëtare. Vepra e tij do të nxisë për arritje të tjera në artet figurative. ASHSH shpreh ngushëllimet e saj të ndjera për familjen e akademikut Rexhep Ferri; për kolegët akademikë të ASHAK dhe për gjithë bashkësinë e artkrijuesve dhe artdashësve të kulturës shqiptare.https://lnkd.in/e7V336iU

    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (3)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (4)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (5)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (6)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (7)

      +1

    4

    1 Comment

    Like Comment

    To view or add a comment, sign in

  • Akademia e Shkencave e Shqipërisë

    Akademia e Shkencave e Shqipërisë

    • Report this post

    Sërish për 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të Anselmo Lorecchio-s#Ashsh #institutetealbanologjise #njesiaperarbereshet #unishko #unipa#Unical #anselmolorecchio #terenctoçi - Njësia e kërkim-studimit për arbëreshët, arvanitët dhe arbneshët pranë Akademisë së Shkencave, këmbëngulëse për ndriçimin shkencor të kësaj figure protagoniste të dy periudhave të mendimit dhe veprimit kombëtar arbëresh e shqiptar - - Pas nderimeve në vendin e lindjes jo vetëm me tubime shkencore, por edhe me dhënien e emrit të tij mjediseve publike dhe me emetimin e portretit në filatelinë italiane, veprimtari për shërimin e kujtesës së dëmtuar edhe në Shqipëri - - Akademikët Francesco Altimari e Matteo Mandalà, të palodhshëm në realizimin e projekteve për vitin e Lorecchio-s; marrin pjesë me kumtime nga ASHSH dhe Evalda Paci, Shaban Sinani e Romeo Gurakuqi - "Anselmo Lorecchio dhe Terenc Toçi: roli i diasporës arbëreshe në lëvizjen politike dhe kulturore për pavarësinë kombëtare shqiptare"- Konferencë shkencore ndëruniversitare, nismë e koordinuar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në bashkëpunim me njësinë kërkimore-studimore për arbëreshët, arvanitët dhe arbneshët (Nj.K-S.A.A.A.) pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë - - Nën kujdesin e Arqidioqezës Metropolitane Shkodër-Pult dhe të Fondacionit Universitar “Francesco Solano” -- Të premten, 7 qershor 2024, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, salla e konferencave e bibliotekës së universitetit -Në program, përshëndetje prof. Rajmonda Këçira, Rektore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe nga imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv i Arqidioqezës Metropolitane Shkodër-Pult.

    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (10)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (11)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (12)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (13)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (14)

    1

    Like Comment

    To view or add a comment, sign in

  • Akademia e Shkencave e Shqipërisë

    Akademia e Shkencave e Shqipërisë

    • Report this post

    Njësia kërkimore e gjeoshkencave dhe gjeoinxhinierive pranë Akademisë së Shkencave mori pjesë në Kongresin e 12-të të Shoqatës Gjeofizike Ballkanike, që u zhvillua në fund të muajit maj në Kopaonik (Serbi)- Takime pune me përfaqësues të Sistemit të Observimit të Pllakës Europiane (EPOS) - - U paraqitën shtatë referate për çështje të sizmologjisë nga autorë shqiptare dhe kumtime të tjera nga sizmologë të huaj për probleme të gjeoshkencave në Shqipëri - #njësiaegjeoshkencave#kongresii12-tëballkanikNga Akademia e Shkencave morën pjesë anëtarët dhe bashkëpunëtorët e kësaj njësie: akad. asoc. Rrapo Ormeni; dr. Dhurata Ndreko, dr. Arjol Lule dhe dr. Erald Silo, të cilët paraqitën shtatë referime shkencore:1. "Statistical analysis of current seismicity in the Kurbnesh-Kukes-Prizren zone, Albania", përgatitur nga Rrapo Ormëni, Öztürk Serkan, Arjol Lule dhe Dhurata Ndreko;2. "Evaluation of macroseismic field of moderate 2023 Klosi earthquake M4.8, Albania", përgatitur nga Dhurata Ndreko, Rrapo Ormëni e Arjol Lule;3. "Moderate to strong earthquakes of Albania during this century and seisogenic zone", përgatitur nga Arjol Lule, Rrapo Ormëni e Dhurata Ndreko; 4. "Building the bathymetric map of the coastal line of Adriatic Sea, Seman region, Albania, with the aid of geological and reflection seismics cross-sections", përgatitur nga Erald Silo e Rrapo Ormëni;5. "Seismotectonic activity of Curraj i Epërm-Rragam transversal fault zone, Albania", përgatitur nga Rrapo Ormëni, Neki Frashëri Neki, Arjol Lule, Dhurata Ndreko, Erald Silo e Klodian Skrame;6. "Seismicity of Shkodër-Pejë deep fault zone during this century", përgatitur nga Arjol Lule, Rrapo Ormëni, Dhurata Ndreko e Erald Silo;7. "Some aspects of seismic activity of Albania and its surrounding during 2023 year", përgatitur nga Dhurata Ndreko, Rrapo Ormëni e Arjol Lule. Në kongres pati referime për gjeofizikën shqiptare edhe nga autorë të huaj. Gjatë ditëve të kongresit u bënë takime pune me përfaqësues të Sistemit të Observimit të Pllakës Europiane (EPOS).

    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (17)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (18)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (19)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (20)

    1

    Like Comment

    To view or add a comment, sign in

  • Akademia e Shkencave e Shqipërisë

    Akademia e Shkencave e Shqipërisë

    • Report this post

    U mbajt seminari me temë “Sfida dhe praktika të mira për aplikimin e standardeve të projektimit të spitaleve & klinikave në Shqipëri”#AShSh#komisioniiinxhinierisë#MinistriaeInfrastrukturësdheEnergjisë#MinistriaeShëndetësisëdheÇështjeveSocialeSot, më 5 qershor 2024, u mbajt seminari me temë “Sfida dhe praktika të mira për aplikimin e standardeve të projektimit të spitaleve dhe klinikave në Shqipëri”Veprimtaria u organizua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, gjegjësisht komisioni i përhershëm i inxhinierisë pranë saj. Në këtë seminar ishte e pranishme znj. Entela Ramosaçaj, zëvendësministre e Shëndetësisë. Seminari u zhvillua me rreth 50 pjesëmarrës (në sallën “Aleks Buda” dhe online) nga Akademia e Shkencave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, bashkitë, përfaqësues të drejtorive teknike të spitaleve, studio arkitekture dhe HVAC, shoqata profesionale e biznesi, studentë të arkitekturës, inxhinierisë mekanike, mjekësisë.Kryetari i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike akad. Neki Frashëri çeli veprimtarinë dhe falënderoi komisionin e përhershëm të inxhinierisë pranë ASHSH për këtë iniciativë që ka marrë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e këtij seminari. Ndërsa foli për zbatimin e standardeve të larta në të gjitha fushat, përfshi edhe ato të ndërtimit, duke ngritur edhe kapacitetet njerëzore për hartimin, zbatimin e monitorimin e tyre, akad. Frashëri tha se standardet duhet të konceptohen si disa rregulla që janë të detyrueshme. Njohja e mirë e standardeve dhe zbatimi i tyre është shumë ebdobishme si për projektuesit, ashtu edhe për shoqërinë në tërësi.

    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (23)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (24)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (25)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (26)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (27)

      +7

    5

    Like Comment

    To view or add a comment, sign in

  • Akademia e Shkencave e Shqipërisë

    Akademia e Shkencave e Shqipërisë

    • Report this post

    Presidenti i Rrjetit të Universiteteve të Nismës së Detit të Zi prof. dr. Marian Preda takim pune me akad. Skënder Gjinushin, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë- Në fokus të bashkëbisedimit: mundësitë për fuqizimin e bashkëpunimit shkencor dhe arsimor rajonal në kuadër të vendeve anëtare të Nismës së Detit të Zi - - Diskutohet edhe për interesat e ndërsjelltë për bashkëpunim dypalësh shqiptaro-rumun - prof. dr. Marian Preda kryen njëherësh detyrën e rektorit të Universitetit të Bukureshtit - #Ashsh #institutetealbanologjise #akademiaerumanise#universitetiibukureshtitKryetari Gjinushi informoi miqtë për organizimin dhe strukturën e ASHSH, duke u ndalur në fushat prioritare të saj, si albanologjia dhe shkencat e reja ose të munguara. Ai foli për lidhjet midis veprimtarisë akademike dhe rrjetit kombëtar të universiteteve, në kuadër të komisioneve të përhershme dhe njësive e qendrave të përkohshme kërkimore, që shërbejnë edhe si fillesa të instituteve afatgjata. Akad. Gjinushi përmendi sfidat e sotme të arsimit dhe shkencës si faktor që përshpejton rritjen ekonomike: njehsimi i diplomave përmes arritjes së standardeve të cilësisë; përballimi i shpejtësisë së progresit të dijes; rritja e përgjegjësisë së qeverisjes për të mbështetur zhvillimin e kërkimit deri në masën 2 për qind të GDP kombëtar; mbështetja e inkurajimi i balancuar i arsimit dhe kërkimit. Nga akad. Gjinushi u përmend tradita e bashkëpunimit ndërakademik shqiptaro-rumun, e përtëritur me dy marrëveshje të nënshkruara para rreth një viti: me Akademinë Rumune të Shkencave dhe me Akademinë e Shkencave Bujqësore e Pyjore të Rumanisë. Janë zhvilluar vizita të ndërsjellta dhe takime të tjera dypalëshe në ngjarje shkencore ndërkombëtare, si samiti i vjetshëm i Tiranës, zhvilluar në kuadër të Procesit të Berlinit; samiti rajonal i Stambollit dhe AIESEE. Tani jemi në fazën e propozimit të projekteve të përbashkëta.Sa i takon bashkëpunimit në kuadër të Nismës së Detit të Zi akad. Gjinushi tha se duhet të jetë një objektiv i përbashkët, sepse më së pari mund të afrohen në standarde e cilësi arsimi dhe shkenca në vendet e këtij rajoni, që janë dhe me më pak diferenca mes tyre. Presidenti Marian Preda falënderoi për mikpritjen dhe bisedën inspiruese dhe në vijim njohu të pranishmit me historinë, përbërjen dhe organizimin e Universitetit të Bukureshtit; institutet në varësi të tij, lidhjet me Akademinë e Shkencave, rrjetin e instituteve të rrjetit të saj. Përveç rolit të Rrjetit të Universiteteve të Nismës së Detit të Zi më konkretisht palët informuan njëra-tjetrën për interesa të veçantë dypalësh shqiptaro-rumune, si hapja e një njësie të shqipes në Universitetin e Bukureshtit dhe kërkimet për dialektin e arumanishtes në hapësirën shqiptare. Këtë vit ASHSH do të botojë dy dorëshkrime të ruajtura në arkivin e Institutit të Antropologjisë më lëndë gjuhësore dhe frazeologjike të arumanishtes.

    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (30)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (31)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (32)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (33)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (34)

      +1

    4

    Like Comment

    To view or add a comment, sign in

  • Akademia e Shkencave e Shqipërisë

    Akademia e Shkencave e Shqipërisë

    • Report this post

    25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës: një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje - qasje ndërdisiplinareAkademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në kuadër të protokollit për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit kërkimor-shkencor dhe artistik (për periudhën 2024 -2025), organizojnë konferencën:"25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës: një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje - qasje ndërdisiplinare"#Ashsh #ashak #NATO Ky është një përvjetor për të festuar fitoren e popullit të Kosovës, që u arrit me ndërhyrjen e NATO-s, aleancës më të madhe dhe më të suksesshme ushtarake dhe të vlerave të përbashkëta të anëtarëve të saj: paqes, demokracisë, lirisë dhe sundimit të ligjit. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s ishte përgjigje ndaj mizorive masive të shkaktuara nga regjimi i Millosheviçit dhe forcave të tij, për të ndaluar gjakderdhjen e mëtutjeshme në Ballkan dhe për të ndërprerë gjenocidin ndaj shqiptarëve në ish- Jugosllavi. Forca ushtarake e NATO-s u përdor pas shterimit të të gjitha rrugëve diplomatike. Ishte opsioni i fundit, i domosdoshëm dhe legjitim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së autorizoi trupat e NATO-s për të rivendosur sigurinë në Kosovë, mision ky që edhe më tutje, në këtë periudhë tejet të brishtë, po e kryejnë me sukses.Në këtë përvjetor kujtojmë dhjetëra mijë fate njerëzish të pafajshëm që u vranë e që u zhdukën me forcë dhe të qindra mijë të tjerëve të dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre nga regjimi i pushtimit.Konferenca synon që të reflektohet për përpjekjet heroike të popullit të Kosovës për rezistencë, çlirim dhe vetëvendosje, si dhe për të mbajtur gjallë kujtimin e vuajtjes së popullit të Kosovës nga shtypja, shfarosja, spastrimi etnik dhe gjenocidi.Konferenca do të mbahet të hënën, më 10 qershor 2024, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, nga ora 9:00 deri në ora 18:00.Këshilli organizues:Gjyljeta MushkolajFrashër DemajArsim Bajrami

    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (37)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (38)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (39)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (40)
    • Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (41)

    2

    Like Comment

    To view or add a comment, sign in

  • Akademia e Shkencave e Shqipërisë

    Akademia e Shkencave e Shqipërisë

    • Report this post

    Lajmi në ORA NEWS për ndarjen e çmimeve “Pilika”https://lnkd.in/emEWtUVk

    Akademia e Shkencave ndan çmimet “Pilika” në Konferencën e Matematikës oranews.tv

    2

    Like Comment

    To view or add a comment, sign in

  • Akademia e Shkencave e Shqipërisë

    Akademia e Shkencave e Shqipërisë

    • Report this post

    Akademia e Shkencave ndan çmimet “Pilika” në Konferencën e Matematikës.https://lnkd.in/eewDJKEm

    2

    Like Comment

    To view or add a comment, sign in

  • Akademia e Shkencave e Shqipërisë

    Akademia e Shkencave e Shqipërisë

    • Report this post

    Në Akademinë e Shkencave u shpallën fituesit e çmimeve shkencore “Pilika”, në një ceremoni solemne si dhe konferencë shkencore “in memoriam”, në 100-vjetorin e lindjes të Petraq Pilikës, themelues i shkollës shqiptare të matematikës. https://lnkd.in/euTScyzN

    Akademia e Shkencave ndan çmimet ‘Pilika’ në Konferencën e Matematikës - Shqiptarja.com shqiptarja.com

    4

    Like Comment

    To view or add a comment, sign in

Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (51)

Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (52)

443 followers

  • 175 Posts

View Profile

Follow

Explore topics

  • Sales
  • Marketing
  • Business Administration
  • HR Management
  • Content Management
  • Engineering
  • Soft Skills
  • See All
Akademia e Shkencave e Shqipërisë on LinkedIn: Në fillim ishin ilirët – si bashkësi fisesh që banonin në Ballkanin… (2024)
Top Articles
Latest Posts
Article information

Author: Terence Hammes MD

Last Updated:

Views: 5363

Rating: 4.9 / 5 (69 voted)

Reviews: 84% of readers found this page helpful

Author information

Name: Terence Hammes MD

Birthday: 1992-04-11

Address: Suite 408 9446 Mercy Mews, West Roxie, CT 04904

Phone: +50312511349175

Job: Product Consulting Liaison

Hobby: Jogging, Motor sports, Nordic skating, Jigsaw puzzles, Bird watching, Nordic skating, Sculpting

Introduction: My name is Terence Hammes MD, I am a inexpensive, energetic, jolly, faithful, cheerful, proud, rich person who loves writing and wants to share my knowledge and understanding with you.